Farruku në Gjykatën e Posaçme/ Kreut të klanit i komunikohet masa ‘arrest në burg’

schedule13:00 - 13 Janar, 2025

schedule 13:00 - 13 Janar, 2025

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën arrest në burg Kreshnik Farrukut si dhe Julian Kollçakut e Maksim Ndocit.

Kreshnik Farruku i vetë-dorëzuar më 7 janar në Durrës është vënë në pranga gjatë një operacioni me urdhër të SPAK mbrëmjen e të shtunës. Ai u la në arrest shtëpie pas vetë-dorëzimit nga Gjykata e Durrësit lidhur me urdhërin ndërkombëtar të arrestit lëshuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë.

Kreshnik Farruku (Budlla) një person i kërkuar nga autoritetet italiane, njihet si kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.

Ndërkohë në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!