“Farmacistëve po u vidhet profesioni”, Toma: Shërbimi 24 orë, shkelje e ligjit

schedule22:40 - 23 Shkurt, 2022

schedule 22:40 - 23 Shkurt, 2022

Sa të besueshme janë farmacitë në Shqipëri?

A aplikohen kontrolle të vazhdueshme nga institucionet përkatëse dhe se respektohet ligji nga farmacitë e vendit tonë?

Në lidhje me këtë, drejtoresha e Urdhrit të Farmacisë, Diana Toma, tha në  emisionin “Bardh a Zi” në Abc, se sot farmacistëve po u vjedhin profesionin, duke theksuar se shumë e shohin profesionin e farmacistit si shitës ilaçesh.

Lexo edhe: Ilaçet kontrabandë, Jakaj: Janë të nevojshme, ndryshimet në ligj sollën mungesa në treg

Diana Toma: Sot farmacistëve po u vjedhin profesionin. Te farmacitë ka shkelje të lirisë së tregut. Në vitin 2015 që u bë procesi i ri certifikimit u morën një  sërë vendimesh për të minimizuar tregtimin e licencave. Ata që penalizoheshin ngritën padi, e kush iu doli në krah? Ministria e Shëndetësisë.

Një problematikë tjetër që Toma vë në dukje është tregtimi i barnave online, praktikë që është e ndaluar me ligj, sipas saj.

Toma: Pse nuk u ka tërhequr veshin qeveria për tregtimin e barnave online? Kjo nuk lejohet me ligj. Në opinionin publik farmacistët kanë rolin e shitësit.

Toma thotë se farmacitë 24 orë janë në shkelje të ligjit, duke thënë se shërbimi I natës është me rotacion. Por kjo nuk praktikohet  në vendin tonë, pasi farmacitë funksionojnë më shumë si biznese.

Toma: Farmacitë 24 orë janë në shkelje  të ligjit.  Shërbimi i natës është shërbim me rotacion. Nuk ju ka tërhequr vëmendjen mënyra se si reklamohen suplementë të ndryshëm?  Sot fatkeqësisht sistemi farmaceutik po mbahet në këmbë vetëm me shitjen e suplementeve. Brenda të njëjtit profesion e trajtojmë me dy standarde. Nuk ka tregti të lirë për farmacitë. Sot suplementet janë kthyer domosdoshmëri për të gjitha subjektet. Jemi të përulur të politikat profesionale dhe jo qeveritare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!