Farkëtari i vetëm në Librazhd/ I moshuari Hashim Meta punon njësoj si ditën e parë

schedule20:20 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 20:20 - 14 Dhjetor, 2024

LIBRAZHD– Hashim Meta, sot 72 vjeç është farkëtari i fundit në Librazhd. Në ofiçinën e tij, dëgjon tingullin e çekanit që rreh hekurin e nxehtë, për të bërë punën e radhës të porosive që merr nga klientët.

Profesionin e farkëtarit e ka mësuar që në moshë të vogël.

Teksa riparon një sqepar, Hashim Meta ndan edhe sekretet e vogla të punës së tij me metalet.

Thotë se metalet sot kanë ndryshuar dhe se po has vështirësi, për shkak se dikur materialet ishin më të pastra.

E do këtë profesion, ndaj njeh mjaft mirë edhe historinë e shfaqjes së farkëtimit që nga lashtësia.

Në Librazhd, njihet dhe vlerësohet nga të gjithë dhe për Hashimin kjo është kënaqësia më e madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!