“Faraoni” drejt largimit nga “Anfield”, Liverpool fillon kërkimet për pasardhësin

schedule16:16 - 11 Shtator, 2023

schedule 16:16 - 11 Shtator, 2023

Ditët e fundit të merkatos së verës pati goxha interesim nga kampionët sauditë të Al-Ittihad për kartonin e “faraonit” të Liverpool, Mohamed Salah, me arabët që ishin të gatshëm të ofronin plot 200 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo “të kuqtë” refuzuan dhe ky transferim nuk u realizua kurrë.

Megjithatë, pas 7 sezonesh në “Anfield”, duket se epoka e “fantazistit” egjiptian në Premier League është drejt fundit dhe verën e ardhshme, ekziston mundësia që Salah të dalë në shitje për të fituar disa miliona ekstra për të kryer transferime të tejra dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, bordi i “të kuqve” ka filluar kërkimet për pasardhësin e Salah në “Anfield” dhe deri më tani opsionet janë tre.

I pari në listë është “ëndrra” e drejtuesve të Liverpool, “ylli” i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, me këtë të fundit që është mes negociatave me kampionët francezë dhe kalimit në La Liga te Real Madrid. Në rast se kalimi i “bomberit” francez te “galaktikët” e Madridit arrihet atëherë Liverpool do të “hedhë sytë” nga “pistoni” brazilian i “mbretërve”, Vinicius Junior.

Opsioni i tretë vjen nga Serie A dhe vjen pikërisht nga kampionët e Napoli. Bëhet fjalë për anësorin gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, lojtar ky, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Jurgen Klopp, veçanërisht pas ndeshjeve spektakolare që zhvilloi ndaj “të kuqve” sezonin e kaluar në Champions League. Ndërkaq, emra të tjera të cilët mund të përfundojnë në “rrjetën” e Liverpool janë dhe Takefusa Kubo i Real Sociedad dhe Bukayo Saka i “topçinjve” të Arsenal. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!