Farage do marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare Europiane

schedule16:40 - 13 Prill, 2019

schedule 16:40 - 13 Prill, 2019

Nigel Faraxh ka zgjedhur të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare europiane me “Brexit Parti”. Në radhët e partisë së re janë edhe shumë të zhgënjyer nga kryeministrja britanike Tereza Mej.

Një parti euroskeptike, por jo e të djathtës radikale, por mbështetëse pa compromise e brexit. Është ky profile i Brexit Party të Nigel Faraxh, i cili në rolin e liderit ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale në prag të një pjesëmarrjeje të mundshme të Britanisë së Madhe në zgjedhjet Parlamentare Europiane në fund të muajit maj, për rionovimin e parlamentit të Strasburgut.

Në fjalën e tij para mbështetësve ai u shpreh se kryeministrja britannike Mej ka bërë të pamundurën për të vonuar daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Madje sipas tij Mej po planifikon që të anulojë Brexit.

Mes emrave të rinj të partisë ka dhe të zhgënjyer nga Mej dhe nga konservtorët. Njëra prej tyre shprehet se kishte hyrë në partinë konservatore në vitin 1984. Për të ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi po braktiste një parti për të cilën kishte luftuar që nga koha e Margaret Theçer e deri tek Tereza Mej.

Faraxh shpjegoi se Brexit Party do të dallojë nga Ukip, partia e tij e vjetër, të cilën ai e akuzon se është njollosur me grupime të ekstremit të djathtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!