Racizmi është një nga çështjet më të nxehta në Itali dhe diskutimet janë të shumta për t’i gjetur një zgjidhje. Gjithsesi italianët e kanë të vështirë të qëndrojnë jashtë polemikave dhe së fundmi po komentohet shumë faqja e parë e “Corriere dello Sport”.
Titulli i të përditshmes sportive në Itali, “Black Friday”, dedikuar përballjes së nesërme mes Romës dhe Interit, nuk është pritur mirë. Gazeta italiane në faqe të parë ka nxjerrë dy futbollistë, Romelo Lukaku dhe Chris Smalling, shokë skuadre në të shkuarën te Manchester United.
Faqja e Romës e konsideron absurditet atë që Corriere Dello Sport. “Asnjë, absolutisht askush, as edhe një shpirt i vetëm dhe pastaj vjen Corriere Dello Sport”, shkruan faqja e Romës në Twitter, duke u munduar të tregojë nivelin maksimal të absurditet që ka arritur gazeta italiane me titullin e vënë. /abcnews.al
No one:
Absolutely nobody:
Not a single soul:
Corriere dello Sport headline writer: pic.twitter.com/u2xpMLV5IH
— AS Roma English (@ASRomaEN) December 5, 2019