FAO: 1 në 3 shqiptarë vuan për të siguruar ushqim

schedule16:37 - 1 Gusht, 2022

schedule 16:37 - 1 Gusht, 2022

Rreth 31% e shqiptarëve janë të pasigurt nëse do të kenë ushqim në tryezë. Kjo për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera për ta siguruar.

Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë në Kombet e Bashkuara ka publikuar raportin e fundit për  gjendjen e sigurisë ushqimore  dhe ushqyerjen në botë.

Të dhënat  i referohen periudhës 2019- 2021.  Tre vitet e fundit pasiguria ishte më e  ashpër tek rreth  7.7 % e popullsisë.

Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit shpjegon raporti analizohet nga përgjigjet e pyetjeve të anketës ku  të  intervistuarit tregojnë për kushtet dhe përvojat e tyre  rreth aksesit për tu ushqyer.

Në raport me vitet 2014-  2016  ky tregues ka pësuar rënie, por  krahasuar me shtetet e tjera në Europën Jugore vendi ynë ka nivelin më të lartë të popullsisë që ndodhen në kushtet e pasigurisë për ushqim.

Pas Shqipërisë  renditet Maqedonia e Veriut me 20.9% të popullsisë,  Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina. Më mirë paraqitet Kroacia me  11.4% të popullsisë.

Por në  Europën  Perëndimore ky tregues  është shumë më i ulët se kaq.   4.4% e popullsisë në këto shtete ose 26.5 % më pak se në Shqipëri nuk janë të sigurtë nëse  do të  kenë ushqim në periudhën në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!