Fantazisti nga Bregu i Fildishtë pranë rikthimit në Serinë A

schedule22:36 - 11 Janar, 2024

schedule 22:36 - 11 Janar, 2024

Në pritje të zgjidhjes së çështjes Samardzic, Napoli lëviz në një tjetër pistë, pasi është pranë firmës me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Hamed Traore. Futbollistit 23-vjeçar është në pronësi të Bournemouthit në Premier League dhe sapo është shëruar nga malaria, teksa është në pritje për të mësuar të ardhmen.

Në Premier League, Traore nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, duke luajtur pak, edhe për shkak të malaries. Ndërkohë Napoli është ofruar ta marrë në huazim për ta rikthyer në Serinë A, aty ku edhe spikati me fanellën e Sassuolos.

Bournemouth pagoi 30 milionë euro për ta marrë nga emilianët një vit e gjysmë më parë, ndërsa De Laurentiis ka ofruar të marrë Traore në huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh.

Fantazisti ndiqet edhe nga klube të tjera italiane, përfshi edhe Romën, megjithatë Napoli është skuadra që ka avancuar më shumë në negociatat me agjentët e futbollistit, por edhe klubin anglez. /i.m /abcnews.al