Partizani është klubi i dytë në Superiore për të. Victor Da Silva, pasi mbërriti në kryeqytet, firmosi me “Demat e kuq” për dy sezone dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.
“FK Partizani njofton afrimin e Victor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos.
27 vjeçari brazilian pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro me Olympiacos Nicosia ka firmosur një kontratë dy vjeçare me 16-të herë kampionët e Shqipërisë”, njofton klubi i kuq. /abcnews.al