Fantastik në prapavijë, Torino vihet pas “shtatlartit” shqiptar

schedule20:16 - 24 Nëntor, 2024

schedule 20:16 - 24 Nëntor, 2024

Pas shitjes së “yllit” të tyre, Alessandro Buongiorno, te Napoli, për plot 40 milionë euro, drejtuesit e “Demave” të Torino kanë filluar të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar, që aktualisht luan te Lugano, në elitën e futbollit zviceran dhe është pjesë e moshave të Kombëtares “Helvete”.

“Dardani” i prapavijës ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventus, teksa konsiderohet si një lojtar me shumë potencial, ku përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës.

Presidenti Cairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez. Kartoni i tij vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro dhe aktualisht pas tij janë vendosur edhe Augsburg e Girona. /i.m /abcnews.al