Spanja triumfoi ndaj Anglisë me rezultatin 2-1 në finalen e Europianit, duke fituar trofeun e katërt në histori, me spanjollët që u rikthyen te triumfi në Europian pas 12 viteve, teksa “Tre Luanët” nuk ia dolën as këtë Evropian që të fitonte trofeun e parë.
Ishte dyshja e talenteve të Spanjës, Yamal me asist dhe Willimas me gol që zhbllokuan finalen në minutën e 47’-të. Palmer i ardhur nga stoli barazoi për Anglinë në minutën e 73’-të, megjithatë Oyarzabal riktheu avantazhin dhe triumfin te Spanja me golin e shënuar në minutën e 86’-të.
Spanja është kampionia e EURO 2024, teksa Anglia edhe këtë herë nuk ia del të ketë sukses, teksa në fund të sfidës, lojtari më i mirë i sfidës u zgjodh autori i golit të parë, Nico Williams. /i.m /abcnews.al