Marie Grover do të festojë ditëlindjen e 101-të me një tekila falë Dëayne Johnson. Aktori i dërgoi një shishe tekila si dhuratë për ditëlindje fanses së tij më të madhe. “Gëzuar ditëlindjen e 101-të për gjyshen Grover. Gëzohem që pashë se morët dhuratën time të shisheve dhe kartën që ju kam shkruar!” ka qenë shënimi i aktorit.
https://www.instagram.com/p/CGdkKc-FRPa/?utm_source=ig_embed
Johnson u prezantua për herë të parë me Grover vitin e kaluar përmes Jamie Klingler, ku shkroi në Twitter një mesazh për Johnson duke iu drejtuar nëse ai do ta merrte në konsideratë një urim për gjyshen e shoqes më të mirë për 100 vjetorin e lindjes. Aktori reagoi menjëherë, i cili më pas dërgoi një video për Grover, ku shihej duke kënduar dhe duke i uruar asaj përvjetorin e 100-të. xh.d/abcnews.al