Britney Spears shprehet se urrejtja nuk do të zgjidhë asgjë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën me Justin Timberlake. Një burim i afërt pranë këngëtares ka treguar për mediat opinionin e saj lidhur me kërkesën e fansave se Timberlake duhet t’i kërkojë falje ikonës së muzikës pop, pas dokumentarit “Framing Britney Spears”.
Një numër i madh shikuesish kanë akuzuar Justin se kishte dorë në njollosjen e imazhit të Britney pas ndarjes së tyre në 2002. Fansat shkruajnë se Justin nxiti thashethemet që vendosnin në dukje se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e Britney-t, gjë të cilën e lidhin dhe me këngën “Cry me a river” që u publikua pas ndarjes së tyre.
Në një deklaratë për Us Ëeekly , burimi tha: “Britney është përballur me shumë urrejtje ndër vite, sidomos në mediat sociale. Ajo kurrë nuk do të dëshironte që fansat e saj të sulmonin Justin. Urrejtja nuk do të zgjidhë asgjë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Britney nuk mban inat ndaj Justin për çdo gjë që ka thënë ose bërë.” /abcnews.al