Mbrëmjen e sotme pritet të luhet sfida mes Napolit dhe Romës dhe vendasit mesa duket do të vazhdojnë homazhet për legjendën e tyre, Diego Armando Maradona, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e mërkurë. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se lojtarët do të veshin një uniformë të katërt, e cila do të jetë në nderim të ish-numrit 10.
“Një vit më parë së bashku me Kappa menduam të krijonim një fanellë speciale në nder të Diego Maradonës, Argjentinës së tij së dashur si dhe lidhjen e ngushtë me njerëzit e Napolit që ai kishte. Shpresa jonë ishte që Diego do të ishte në gjendje ta shikonte atë, mbase edhe ta vishte dhe të merrte pjesë në këtë event.
SSC Napoli & Kappa Statement on the next 4th Kombat Kit
? https://t.co/T70VAdukNB#SSCNapoli & #KappaSport pic.twitter.com/ZLxeUXHQQr
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 29, 2020
Tashmë është rënë dakord që uniforma e re do të zbulohet në ditën e ndeshjes së javës së nëntë të Serie A, atë midis Napolit dhe Romës. Fanellat që lojtarët do të veshin sonte do të kenë një domethënie edhe më të madhe nga se ishte menduar fillimisht”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit napoletan. /abcnews.al