Fanellat e Messi gjatë “Katar 2022”, shiten në ankand për shifrën “stratosferike”

schedule18:06 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 18:06 - 15 Dhjetor, 2023

Mbrëmjen e së enjtes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjarja më e përfolur ishte shitja prej 7.8 milionë dollarë, për 6 fanellat e Lionel Messit, të veshura gjashtë ndeshjeve të Botërorit të Katarit 2022, përfshirë edhe fanellën e ndeshjes finale Argjentinë-Francë.

Një shifër thuajse e pabesueshme, por që ankande të tilla në Amerikë kanë parë edhe më shumë se kaq. Rekordin e fanellës sportive më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë e mban fanella e Michael Jordan, e veshur në finalet e vitit 1998, e cila arriti vlerën e 10.1 milionë dollarë, apo ajo e Diego Armando Maradonës, e cila u shit për 9.28 milion dollarë, në një ankand sërish në Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2022.

I gjithë ankandi për fanellat e Lionel Messit ka zgjatur më pak se një muaj, ai startoi me njoftimin e vetë Messit nga 30 nëntori dhe përfundoi më 14 dhjetor./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!