Tirona Fanatics kanë dalë me një qëndrim pas derbit me Tiranën, të humbur mbrëmjen e djeshme. Ata vijojnë të “thumbojnë” presidentin Refik Halili, duke komentuar mbi koreografinë e tyre me në qendër themeluesin e Sport Klub Tiranës, Selman Stërmasin.
“Koreografia e djeshme e TF në ndeshjen me morrat ishte e gjitha për themeluesin dhe arkitektin e Tironës, Selman Stermasin…
Një koreografi për t’i dhënë sadopak kreditet që meriton, personit që krijoi gjënë më të bukur në botë, Sport Klub Tiranën, personit që dha gjithçka për emrin e Tironës.
Gjithashtu menduam se kjo koreografi do të shërbente edhe per ish-presidentin e sotëm.
Ta shihte qartë, ta kuptonte (me aq sa mundet të kuptoje) se si duket një president i vërtetë, i pastër dhe mbi të gjitha i aftë…
Faleminderit për gjithcka Selman Stermasi…
Ti dhe vepra jote do jeni të perjetshem, ashtu si Tirona jote, Tirona jonë që t’i themelove me aq shumë dashni! TF2006”, shkruajnë Fanatics. /abcnews.al
https://www.facebook.com/50669453649/posts/10156908425298650/