Familjet shqiptare festojnë sipas buxhetit, pensionistët: Shpenzuam të gjithë pensionin për darkën e Viti të Ri

schedule15:35 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 15:35 - 31 Dhjetor, 2019

Shpenzimet e nje familjeje shqiptare per darken e nderrimit të viteve variojnë nga 10 mijë  deri në 30 mijë lekë. Pensionistët, te cilet e kanë më të vështirë të përballojnë keto shpenzime, shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të lira.

Ndërkohë në restorante çmimet e prenotimeve per naten e vitit te ri variojne nga 50 deri ne 100 euro per person.

Qytetarët  ne kryeqytet  kanë preferuar që të festojnë në familje darkën festive të Vitit të Ri pasi në këtë mënyrë shpenzimet janë më të pakta

Ata sqarojnë se përgatitja e tryezës festive varion sipas të ardhurave nga 10 mijë deri në 30 mijë.Ndërkohë që mundohen të blejnë produktet kryesore të shportës të cilat nuk mund të mungojnë në këtë darkë.

Pensionistët ndërkohë ankohen se këtë muaj të gjithë pension e kanë shpenzuar për të bërë blerjet për vitin e Ri.

Ndërkohë çmimet në restorante variojnë  nga 50 euro për person në restorantet në periferi deri në  100 euro në restorantet e njohura në qendër të kryeqytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!