Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një postim të sajin në Facebook është shprehur se “qeveria i ka braktisur qytetarët në skamje dhe ata përdoren vetëm për të pozuar që t’i hedhë kryeministri në rrjetet sociale.”
Sipas asaj që thotë Vokshi në postimin e saj, qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Ky, shton ajo, është një “skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.”
Postimi i plotë:
Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar
për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.
Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri.
Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë. /abcnews.al/