Një gjykatë kanadeze ka vendosur që të dëmshpërblejë me 84 milion dollarë plus interesat familjet e gjashtë personave që humben jetën nga rrëzimi i një avioni afër Teheranit në vitin 2020. Avioni i një kompanie ajrore të Ukrainës u godit nga dy raketa pasi autoritetet iraniane deklaruan që e ngatërruan me një raketë amerikane.
Të gjithë 176 personat në bord humbën jetën raporton “BBC”. Familjarët ngritën një padi civile kundër Iranit dhe zyrtarëve të tjerë që ata mendojnë që janë fajtor për ngjarjen. Nuk është akoma e qartë sesi do ti merren këto para qeverisë së Iranit. Avokati i familjarëve Mark Arnold deklaroi që skuadra e tij do të kërkonte të sekuestronte asetet iraniane në Kanada dhe jashtë saj, të cilat mund të përfshijnë dhe cisternat e naftës.
Kjo është hera e parë që familjarët e viktimave kompensohen dhe që autoritetet iraniane nuk u mbrojtën në gjyq sipas “CBC”. Vitin e kaluar një raport i qeverisë kanadeze tha se Irani ishte plotësisht fajtor për rrëzimin e avionit. Në fillimi Irani e mohoji përgjegjësinë mbi ngjarjen që ndodhi në 8 janar 2020. Ndërsa provat po mblidheshin Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare thanë se një njësi e mbrojtjes ajrore kishte ngatërruar avionin me një raketë amerikane.
Mbrojtja ajrore e Iranit kishte qenë në gatishmëri të lartë sepse vendi sapo kishte lëshuar raketa balistike ndaj dy bazave ushtarake irakiane që strehonin forca amerikane. / abcnews.al