Familjet e prekura nga tërmeti, Presidenti dekreton aktin normativ për dhurimin e apartamenteve

schedule11:40 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 11:40 - 13 Dhjetor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme ka dekretuar aktin normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave të prekur nga tërmeti.

Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit nr. 80/2019 Për miratimin e aktit normativ, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

Dekreti:

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.” thuhet ne njoftim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!