Një familjeje në Britani iu deshën dy vite dhe rreth 170 mijë euro për të ndërtuar aeroplanin e vetë në oborrin e shtëpisë.
Sipas“The Sun”, Ashok Aliseril (38), bashkëshortja e tij Abhilasha Dubey (35), dhe fëmijët Tara (6) e Diya (3), mezi po presin të bëjnë xhiro me aeroplan, pasi e përfunduan projektin që zgjati 1500 orë.
Kryefamiljari që ka licencë piloti, u shpreh: “Është sikur të kesh një lodër të re, vetëm se është më emocionale”.
Ndërkohë bashkëshortja e tij u shpreh: “Më në fund po realizohet ëndrra jonë. Filluam të kursenim para gjatë mbylljes së parë të vendit shkaku i pandemisë dhe gjithmonë kemi dashur të kemi një aeroplan tonë. Në muajt e parë kursyem shumë para dhe menduam të provonim këtë projekt. Vajzat mezi po presin të fluturojnë”./abcnews.al