“Familjarët u japin lamtumirën te pragu i derës”, rrëfimi i trishtë i mjekut shqiptar në Itali: Pacientët vdesin vetëm në spital

schedule17:39 - 29 Mars, 2020

schedule 17:39 - 29 Mars, 2020

Në një lidhje për Abc News nga Novara e Italisë, mjeku shqiptar Taned Demaj foli për situatën që po kalon vendi fqinj nga Covid-19.

Demaj është mjek urgjence, i cili shkon dhe merr pacientët e sëmurë në banesa.  Për këtë ai tregoi edhe anën më të trishtë të kësaj historie. Demaj tha se shumë prej pacientëve që ata marrin me auto-ambulancë nuk kthehen më në shtëpi, pasi koronavirusi u merr jetën.

Kjo sëmundje i detyron shumë njerëz të vdesin të vetëm në spitale, ndërkohë siç thotë mjeku, tashmë njerëzit janë koshientë dhe përshëndeten me familjarët e tyre sikur të ishte hera e fundit, kur i merr stafi mjekësor.

I pyetur nga Mirela Milori, se përse Italia arriti gati në këto shifra lufte, Demaj tha se janë dy faktorë që ndikuan: mosha e madhe e popullsisë, por edhe se ishin të papërgatitur.

Intervista e plotë:

Mirela Milori: Jeni në atë personel që pais merrni telefonatë, shkoni në shtëpi. Më thoni pak me çfarë ritmesh po ecën urgjenca në këto ditë?

Taned Demaj: Këto kohët e fundit ka pasur një lehtësim të lehtë. Sikur ka një ulje të lehtë të personave që janë të sëmurë. Sikur ajo karantina këto ditë po jep efektet e veta. Tani kemi edhe faktin që disa prej tyre po shërohen dhe po dalin nga spitali dhe po lirojnë vendet.

Mirela Milori: Njerëzit që marrin në telefon urgjencën janë më tepër të ngarukaur psikologjikisht, mund të jenë edhe thirrje që ju duken simptomat shumë të rënda apo janë edhe me patologji të tjera. Cila është përqindja më e lartë?

Taned Demaj: Përqindja në Novara, që ka 4 provinca brenda ka pasur gati 500 telefonata në ditë. Është kërkuar që edhe personeli të rritet. Janë 3 mjekë që merren me telefonatat, ka dis aprej tyre që presin disa orë se është e pamundur. Puna është e lodhshme, operatorët janë shumë të lodhur. Disa prej tyre kanë edhe probleme, se shumë mjekë të familjes janë sëmurur, dhe marrin urgjencën.Dhe ne shpeshherë shkojmë në shtëpi dhe bëjmë vizitat, nës eka nevojë të hospitalizohet e cojmë në spital.

Mirela Milori: Si është situata me koronavirusin në spitalin ku punoni?

Taned Demaj: Neve punojmë në një rrjetet spitalesh, lëvizim nga një qendër në tjetrën. Shumë prej spitaleve kanë pasur mbingarkim.

Mirela Milori: Ju jeni në vijën e parë. Ka mjekë të personelit tuaj që janë prekur?

Taned Demaj: Në zonën time janë më të prekur mjekët e familjes se ata kanë pasur më pak mbrojtje. Në fillim personat nuk tregonin. Ne kemi mbrojtje dhe arrijmë të mbrohemi.

Mirela Milori: Sa kohë ke që punon në këtë spital?

Taned Demaj: Unë kam 10 vjet që punoj në Itali. Kam qenë tërë kohës në territoir dhe 6 vjet që jam në urgjencë.

Mirela Milori: Ke parë ndonjë situatë të ngjashme?

Taned Demaj: Absolutisht jo. Edhe kur kanë qenë ato kohërat, kur parvjet gripi kishte një problem, por jo në të këtë nivel. Është hera e parë që na ka përulur kjo sëmundje dhe na ka pezmatuar goxha nga ana psikologjike.

Mirela Milori: Ju merrni njerëzit nga shtëpitë i sillnin në spital dhe nuk e ndiqni dot deri në fund ecurinë e tyre. Ka raste që ke marrë një njeri nga shtëpia e ke sjellë në spital dhe ata më tej kanë humbur jetën nga koronavirusi. Ka raste?

Taned Demaj: Shumë. Është gjeja më e trishtueshme e punës sonë se tani njerëzit kanë marrë koshiencë kur ti shkon  në shtëpinë  e tyre dhe merr të afërmin e tyre ata përshëndeten sepse nuk e di si do përfundojë. Gjëja më e trishtë është se personat vdesin vetëm. Ti shkon në shtëpi i merr dhe familjarët te pragu i shtëpisë sikur është lamtumirë. Kemi pasur edhe shumë që mundohemi ti trajtojmë në shtëpi.

Mirela Milori: Lajmet qarkullojnë dhe ka pasur ditë të rënda Italia, shifra lufte. Ti je pjesëtar i personelit mjekësor, si ka mundësi që ra në këtë kolaps? Cfarë faktorësh ndikuan në këtë ekuacion të keq?

Taned Demaj: Ka disa faktorë. Të parët është se moshat në Itali janë të larta dhe janë më të brishtë dhe kanë shumë patologji. Kjo ka qenë pjesa më e madhe. Gjëja e tjetër është se nuk ishim bërë gati për një emergjencë të tillë. Nuk kishim vende. Nuk ishim përgatitur nga ana e shtretërve. Ka pasur mangësi edhe në personel.

Mirela Milori: U duk sikur kaloi një pikë dhe u kthye përsëri më ashpër. Mendoni se do të vijë me valë përsëri infektimi në zonën tuaj. Si e parashikoni ju?

Taned Demaj: Grafiku ka një ulje por ka edhe momente që janë të ngritura.  Por do të shkojmë drejt uljes.

/abcnews.al