Familjarët hedhin lule në vendin ku u fundos nëndetësja me 53 marinarë

schedule15:31 - 30 Prill, 2021

schedule 15:31 - 30 Prill, 2021

Familjarë dhe ushtarakë në Indonezi kanë hedhur sot lule në vendin ku u pa për herë të fundit nëndetësja e cila u mbyt bashkë me 53 personat që kishte në bord.

Të afërmit e viktimave dhe marinarë janë parë teksa hidhnin lule në ujërat e Balit nga anija e Marinës, Soeharso. Nëndetësja që mbante emrin KRI Nanggala 402 u zhduk javën që shkoi pak pasi u shyt nën sipërfaqe ndërsa bëhej gati për disa ushtrime.

Një shkak zyrtar për fundosjen nuk ka ende.

Autoritetet janë zotuar që të nxjerrin çfarë ka mbetur nga mjeti lundrues, por po presin që të arrijë një anijë kineze që do t’i ndihmojnë ta nxjerrin nëndetësen nga 914.4 metra thellësi. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!