Xhaxhai i 16 vjeçarit Anxhelo Gjokazaj që humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i kërkon drejtësisë që të ndëshkojë autorin. Ai thotë se ndihet i shokuar nga ngjarja dhe nuk e kupton shkakun pse nipi i tij u vra.
Familja Gjokazaj ka hapur dyert e mortit.
Ende nuk e besojnë që djali i madh i familjes humbi jetën teksa u sulmua me thikë nga fqinji i tij, banesa e të cilët ndodhet dy rrugica më tutje.
Xhaxhai i viktimes Zef Gjokazaj ende i tronditur nga ngjarja thote se dhimbja në familje është e madhe.
Ai tregon se nipi sapo kishte dale nga shkolla dhe po kthehehej në shtepi kur u godit me thike.
“Nuk mund të them gjë më tepër, se çoje fëmijën në shkollë e ma bin të therur. Tu ardh rrugës është llafos pse më shikon ti mua”
Të afërm të autorit kanë kërkuar të ofrojnë ngushëllimet e tyre, por familja Gjokazaj nga Mirdita nuk ka pranuar.
“Familja e tij ka kërkuar me pi kafe po ne jemi traditë mirditore po ne nuk mund të pranojmë. Se ai më ka vrarë me thikë”.
Në shtëpinë e autorit Devi Lala, situata është krejt ndryshe.
Këtu nuk hyjnë e dalin njerëz.
Një patrulle policie është vendosur në hyrje të rrugicës.
Ata i druhen përshkallëzimit të ndonje konflikti mes dy fiseve.
Gjysherit të cilët ndodhen të vetëm në shtëpi nuk pranojnë te flasin.
Jashtë kamerave ata i shprehin ngushëllime familjarëve .
Një shikim i hedhur drejt autorit është bërë shkak për nisjen e konfliktit, i cili përfundoi me një të vdekur.
Mbi 17 vjeçarin rendon akuza e vrasjes me paramendim./abcnews.al