Familjarët braktisin Aldi Ramën, trupi i viktimës transportohet falas nga agjencia funerale

schedule10:05 - 30 Shtator, 2021

schedule 10:05 - 30 Shtator, 2021

Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau veten pasi qëlloi për vdekje policin Saimir Hoxha i cili ndodhej në krye të detyrës është braktisur nga familjarët.

Burime bëjnë me dije për ABC se asnjë familjar nuk ka shkuar të interesohet, ndërsa trupi i tij është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale gjatë orëve të vona të natës, dhe në lidhje me të nuk është plotësuar as skedë vdekje, një procedurë që zbatohet në çdo rast.

Askush nuk ka bërë pagesat për agjencinë funerale, e cila e ka dërguar trupin e pajetë në lagjen nr. 13 në Durrës, ku jeton nëna dhe vëllai i tij i madh. Ndërsa nuk dihet ende se ku do të prehet i ndjeri. /abcnews.al