Familja përfundon në spital pas asfiksimit nga gazrat e qymyrit

schedule13:32 - 19 Shkurt, 2019

schedule 13:32 - 19 Shkurt, 2019

Pjesëtarët e një familjeje në Elbasan u asfiksuan gjatë natës nga qymyri që përdornin për ngrohje.

Burime spitalore bënë me dije se çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi, banues në lagjen “28 Nëntori” kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, çifti dhe e bija kanë rrezikuar jetën si pasojë asfiksimit, por pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tyre është stabilizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!