Familja në Tiranë gëzohet me trinjakë

schedule09:46 - 17 Tetor, 2021

schedule 09:46 - 17 Tetor, 2021

Një familje në Tiranë është gëzuar me trinjakë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Stafi i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” priti tre fëmijët e familjes Sallaku. Amal, Alfio dhe Amea, sipas ministres, erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Familja ka përfituar 360 mijë lekë të reja bonus.

OGERTA MANASTIRLIU NË FACEBOOK

“Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal, Alfio, Amea. Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja #bonus. Më shumë se 100,000 të porsalindur kanë përfituar #BonusineBebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë. #FëmijëttëParët”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!