Familja në dasmë, zjarri i shkatërron pasurinë

schedule14:19 - 6 Tetor, 2019

schedule 14:19 - 6 Tetor, 2019

Një zjarr i fuqishëm u shkatërroi fermën një familjeje në Sovjan të Maliqit.  Ata ishin në dasmë por kur u kthyen në mëngjes e gjetën të shkrumbuar të gjithën.

Kur u kthyen nga dasma çdo gjithë ishte bere shkrumb e hi.

Një zjarr i madh përfshiu magazinën e prodhimeve bujqësore të familjes Novruz Dautllari në Sovjan të Maliqit.

Flakët u përhapen me shpejtësi dhe brenda pak minutash dogjën të gjithë mallin, që llogaritet në miliona lekë. Zjarri rrezikoi edhe katër banesa ngjitur me magazinë por edhe stallën e bagëtive.

Ishin fqinjët ata që morën masat e para. Ndërprenë energjinë elektrike të banesës së Dautllarit dhe nxorrën bagëtitë nga stalla të padëmtuara.

I zoti i fermës dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.  Magazina ku u shfaq zjarri nuk kishte linjë për furnizimin me energji elektrike dhe as objekte të tjera, që mund ishin shkak.

Dy zjarrfikëse nga Maliqi dhe dy nga Pogradeci mundësuan lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Policia e Korçës, po heton në pistën e zjarrvënies së qëllimshme, duke regjistruar procedimin penal për veprën e shkatërrimit të pronës me zjarr./ABC News Albania 24/7