Familja më e madhe në Britani, gruaja pret fëmijën e 22-të

schedule14:58 - 26 Shkurt, 2020

schedule 14:58 - 26 Shkurt, 2020

Familja më e madhe në Britani do të rritet edhe më shumë, pasi mamaja e 21 fëmijëve, Su Redford është shtatëzane, gjithashtu tregon se do të bëhet gjyshe përsëri shkruan Mirror.

Në faqen e familjes në Facebook ata thanë: “Çfarë viti emocionues do të jetë me lindjen e fëmijës sonë në 6 javë dhe nipit në shtator. Urime Milli! Do të jesh një mama e shkëlqyer.”

Milli ka lindur në vitin 2001 dhe bën 19 vjeç në gusht. Mamaja e saj, Su, pati shtatzëninë e parë në moshën 13 vjeçare.

Sue së pari ra shtatzënë në moshën 13 vjeç dhe ka vazhduar të zgjerojë familjen e saj për t’u bërë familja më e madhe e Britanisë.

Fëmijët e saj janë: Chris, 30, Sophie, 25, Chloe, 23, Jack, 22, Daniel, 20, Luke, 18, Millie, 17, Katie, 16, James, 15, Ellie, 14, Aimee, 13, Josh , 12, Max, 11, Tillie, nëntë, Oscar, shtatë, Casper, gjashtë, Hallie, tre, Phoebe, dy, Archie 18 muajsh, dhe Bonnie, një.

Çifti shpenzon 30.000 paundë në vit për fëmijët e tyre. Familja ka vuajtur dhe një tragjedi, pasi në vitin 2014, fëmija i tyre Afli, vdiq pak pas lindjes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!