“Familja Mbretërore mirëpriti vajzën me emrin e veçantë”: Mediat e huaja jehonë ardhjes në jetë të Geraldinës

schedule08:05 - 27 Tetor, 2020

schedule 08:05 - 27 Tetor, 2020

Pak ditë më parë, Elia Zaharia dhe Pirnc Leka u bënë prindër për herë të parë. Burime për Abc News bënë me dije se çifti e ka pagëzuar vogëlushen me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës. Ky lajm ka bërë jehonë dhe së fundmi ka qenë “Daily Mail” që i ka kushtuar një artikull ardhjes në jetë të Geraldinës.

“Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, një vajzë të quajtur Geraldine. Çifti, të cilët u martuan në 2016 në dasmën e dytë mbretërore të kombit Evropian dhe e para që nga fundi i komunizmit, pritën vajzën e tyre të enjten në Spitalin Mbretëresha Geraldine në Tiranë.

Ata e quajtën vajzën e tyre Geraldine – një homazh domethënës për stërgjyshen atërore, Mbretëreshës Geraldine, e cila vdiq më 22 tetor 2002, 18 vjet para një ditë para lindjes së emrit të saj.”, thuhet ndër të tjera në artikullin e Daily Mail.

Leka II u martua me Elia Zaharian në një ceremoni të mbajtur në 2016, ku të pranishëm ishin rrth 20 familje mbretërore nga e gjithë bota përfshirë dhe Princin Michael të Kent, kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II. Princesha Léa e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofía e Spanjës ishin gjithashtu të pranishme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!