Familja mbretërore “harron” meritë, uron publikisht Meghan-in për 40-vjetorin e lindjes

schedule14:15 - 4 Gusht, 2021

schedule 14:15 - 4 Gusht, 2021

Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston sot 40-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e ka gjetur atë pranë bashkëshortit të saj, Princin Harry, djalin Archie dhe vajzën dy-muajshe Lilibet.

Ndërkohë, urimet publike për Meghan-in nuk kanë as munguar nga familja mbretërore, duke lënë pas të gjitha mëritë mes njëri-tjetrit.

Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram, e menaxhuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që ndau tre fotografi të Meghan së bashku me mesazhin:

“I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!”

Ndërkohë, pas pak minutash, kanë qenë Princi William, Kate Middleton dhe Princi Charles ia uruan ditëlindjen Dukeshës së Sussex./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!