“Dhe qorri e sheh si është shkatërruar shtëpia”, shprehet e zonja e shtëpisë. Banesa e familjes Hasani është vlerësuar si e dëmtuar lehtë nga Komisioni i Vlerësimit dhe i janë dhënë vetëm 250 mijë lekë për ta riparuara por pamjet e banesës flasin për të kundërtën.
“2 milonë e gjysëm s’dalin për ta shembur jo ta ndërtojmë Ne me e shkatërruar, nuk shkatërrohet me ato lekë jo me e rregulluar”, tregon ajo.
Muret janë çarë dhe tavanët mund të bjerë pasi siç tregojnë Ramizi dhe Lija toka në Fushë-Gjorm të Kurbinit lëkundet çdo ditë. Ndërsa autoritete vendore ju thonë të jetojnë në banesë.
“Këta thonë banohet, flini brenda. Ne sa herë dridhet vendi, kemi frikë e dalim. Herë hyjmë sa gatuajmë, dal shpejt. Prej frike më tani. Tërmeti nuk pushon përditë”, thotë zonja Lije.
“Këto i kemi vënë për siguri…(tregon hekurat që mbajnë tavanin) kjo është si puna virusit, i kemi vënë për mbrojtje, po i hoqëm nuk e dimë ca pësojmë”, thotë i zoti i shtëpisë.
Kjo banesë ka kaluar në procesin e vlerësimi por kryefamiljari nuk u bind për kategorizimin DS2 dhe bëri një kërkesë për rivlerësim.
“Më thirrën, e më thanë hajde Ramiz firmos, nuk ma mori mendja që ata nuk e kanë marrë parasysh kërkesën. Firmosa pa e lexuar “derr në thes”. Kur shkova mbrapa, unë nuk i lexova, akt konstatimin nuk ma treguat. DS2 e ke.
Shkova te inxhinieret, i pyeta, e me tha, letrat e tua kanë kaluar në sistem, shko në Tiranë. Ku të shkon, jam i vjetër dhe I sëmurë ju thashë”, tregon ai.
Kjo familje me 6 anëtarë të 3 brezave të vetme strehë të sigurt por aspak për një jetesë normale kanë çadrën dhe atë e shfrytëzojnë vetëm për gjumin e natës.
“Ditën në hije, natën në çadër se është vapë”.
Me Ramizin dhe Lijen jeton dhe I biri me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Një prej të vegjëlve është dhe sëmurë. Në kushtet kur pandemia vijon të përhapet ata skanë as ujë.
“Kemi një banjo këtu jashtë, edhe aty jemi la e shpërlarë. Me ujë pusi”.
Kjo familje prej mungesës së vëmendjes të drejtuesve vendore dhe qendrorë po ndahet për së gjalli.
“Në çadër kemi lënë djalin me familjen se flemë nëpër kushërinj”
Me shpresa të humbura se dikush do kujtohet për ta I drejtohen me këtë mesazh kryeministrit.
“I kërkojmë ndihmë Edi Ramës, të na rregullojë shtëpinë. Ti shohë edhe njëherë, edhe ti çmojë si jemi”./abcnews.al