Djali i gazetarit saudit të vrarë, Jamal Khashoggi ka lëshuar një deklaratë duke falur vrasësit e tij, shkruan BBC.
Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll në tetor 2018.
Në Dhjetor 2019, një gjykatë dënoi me vdekje pesë burra për vrasjen e tij pas një gjykimi të fshehtë në Rijad.
Një gazetaer special i Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e etiketoi gjyqin saudit “antitezën e drejtësisë” dhe nxiti një hetim të pavarur.
Çfarë ka deklaruar familja e Khashoggi?
Deklarata u postua në llogarinë në Twitter të Salah Khashoggi, një nga djemtë e gazetarit të ndjerë, të premten.
“Në këtë natë të bekuar të muajit Ramazan kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal , shpërblimi i tij i takon Allahut”, thuhet në postimin e tij.
“Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke kërkuar shpërblim nga Zoti i Plotfuqishëm”.
Dënimet me vdekje mund të ndryshohen nëse familja e viktimës e fal vrasësin sipas ligjit islam, por nuk është e qartë nëse kjo do të zbatohet në këtë rast.
Salah ka lëshuar më parë deklarata duke shprehur besimin e tij në mbështetjen e hetimit Saudit.
Ai gjithashtu ka kritikuar më parë “kundërshtarët dhe armiqtë” e Arabisë Saudite të cilët ai tha se ishte përpjekur për të shfrytëzuar vdekjen e babait të tij për të minuar udhëheqjen e vendit.
SI vdiq Jamal Khashoggi?
Gazetari shkoi në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 për të bërë gati dokumentat për t’u martuar me të fejuaren e tij Hatice Cengiz.
Hetuesit besojnë se ai u vra ndërsa ajo priste jashtë, por eshtrat e tij nuk janë gjetur kurrë.
Zyrtarët sauditë fillimisht pretenduan se ai u largua i gjallë nga vendngjarja dhe raporti i tyre i ngjarjeve ndryshoi disa herë në javët pas zhdukjes së tij.
Detajet e vrasjes së tij të tmerrshme tronditën botën, dhe një raport i mëpasshëm i OKB tregonte se kishte prova të besueshme që Princi i Kurorës Mohamed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë Saudit ishin përgjegjës për vrasjen e tij.
Princi ka mohuar çdo përfshirje në vrasje, por ka thënë se ai mori “përgjegjësinë e plotë si një drejtues në Arabinë Saudite, veçanërisht pasi ajo ishte kryer nga individë që punonin për qeverinë Saudite”./abcnews.al