Familja e Carolinës e dinte, një person i tretë ishte përfshirë në marrëdhënien në çift

schedule08:07 - 8 Korrik, 2021

schedule 08:07 - 8 Korrik, 2021

Vraja e 20 vjeçares britanike Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera, është një ndër ngjarjet që katronditur opinionin publik në greqi dhe në Britani.

Mediat greke së fundmi kanë shkruar se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është i përfshirë dhe një person i tretë.

Sipas raportimeve piloti 32 vjeçar Babis kishte një marrëdhënie jashtë martesore me një tjetër grua, që duket se ka qenë dhe shkaku i përplasjes në çift.

 “Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar” shkruhet në artikull.

Ndër të tjera në media thuhet se familja e Caroline, ishte në dijeni të një marrëdhënie të tillë dhe së bashku me përfaqësuesit e saj ligjorë, po hetonin thashethemet rreth marrëdhënies së vrasësit, kontaktit ose njohjes me një grua nga mjedisi i gjerë profesional.

Emri i kësaj gruaje, i cili është rreth 40 vjeç, është i njohur për Autoritetet dhe po shqyrtohet nëse mund të ketë lidhje me këputjen në marrëdhëniet e pilotit me Caroline.

Ndërkohë pas kontakteve me avokatin e personit që përflitet të jetë bërë pjesë e konfliktit, thuhet se ajp nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasësin. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!