Familja Caka me fëmijën autik jeton në çadër, apeli rreqethës i nënës përmes “Abc News”

schedule13:10 - 6 Janar, 2020

schedule 13:10 - 6 Janar, 2020

Familja Caka me 4 anëtarë jeton në çadër prej 1 muaji e gjysëm. Pa energji elektrike, pa ngrohje, në ditët më të ftohta të vitit kur temperaturat kanë zbritur në minus zero gradë.

“Abc News” pa nga afër sot kushtet ekstremisht të vështira ku jetojnë familjet e Thumanës, dhe u ndal pikërisht në familjet me nevoja të veçanta. E tillë është dhe familja Caka, me djalin autik.

Nëna e 13 vjeçarit, Flora bën apel për ndihmë.

“Jemi në çadër prej 26 nëntorit. Pak shpresë ka për ne…kemi bërë apel shumë herë por askush nuk na është përgjigjur. Shtëpinë që u shemb nuk e kemi patur tonën, ishim me qira. Gjithçka patëm brenda u shkatërrua (orenditë). Tani kërkojmë së paku një kontenier. Nuk kemi të ardhura, ndaj kemi mbetur këtu në çadër, në të ftohtë…jetojmë vetëm me KEMP-in e djalit, 10 mijë lekë në muaj”, shprehet ajo. /abcnews.al

Lexo edhe: “Abc News” në Thumanë/ Gruaja e paralizuar lëngon në barake prej 3 muajsh 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!