Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e Luçiano Boçit: Konflikti jo banal, por politik

schedule10:34 - 8 Maj, 2025

schedule 10:34 - 8 Maj, 2025

Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre.

Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.

Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.

Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital.

Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!