Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falsifikuan dokumentet për truallin në Sarandë, Apeli lë në burg noterin dhe 5 të tjerë

schedule16:57 - 28 Qershor, 2022

schedule 16:57 - 28 Qershor, 2022

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë te vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals të 10 mijë m2 truall ne Sarandë. Vendimi u dha nga Gjyqtarja Miranda Andoni.

Lexo edhe: U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë (VIDEO)

Kështu noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohë në “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.

Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do të dalin përsëri para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim të masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!