Falsifikonte pasaporta biometrike, arrestohet në Itali ish-punonjësi i ”Aleat”

schedule15:49 - 29 Korrik, 2020

schedule 15:49 - 29 Korrik, 2020

Arrestohet në Itali Elmir Dashi, ish-punonjës i kompanisë së prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit “Aleat”.

Dashi ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikimin e pasaportave dhe kartave të identitetit duke vjedhur identitein e personave të tjerë dhe është vënë në pranga në qytetin Galipoli të Italisë.

Kryesisht falsifikimet bëheshin për persona me precedentë penalë, të cilët me ndihmën e Dashit por edhe punonjësve të tjerë në zyrat e “Aleat” në Fier, pajiseshin me dokumente të sakta si pasaporta dhe karta identiteti por me identitetin e vjedhur nga dikush tjetër, raporton newsbomb.al.

Kjo skemë është zbuluar nga Prokuroria për herë të parë që në vitin 2012, kur në Zvicër u arrestua një shqiptar, i cili u duk se posedonte dokumente të rregullta, por rezultoi se kishte vjedhur identitetin./abcnews.al