Ekonomisti i një qendre shëndetësore në Elbasan është arrestuar nga policia pasi akuzohet se falsifikonte listë-pagesat. Në pranga është vënë E. S., 35 vjeç, banues në Elbasan i cili sipas policisë në periudhën prill 2018 – maj 2020, ka përfituar një shumë lekësh, duke falsifikuar listë- pagesat.
Materialet hetimore në lidhje me këtë çështje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. S., 35 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, me detyrë ekonomist pranë një Qendre Shëndetësore në Elbasan, në periudhën prill 2018 – maj 2020, ka përfituar një shumë lekësh, duke falsifikuar listë- pagesat.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al