Falja e gjobave mërzit PD / PS sjell projektligjin, acarohet opozita

schedule12:07 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 12:07 - 5 Dhjetor, 2024

Nisma e Socialistëve për të falur gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale, aktivitetet tregtare në fushën e bujqësisë apo edhe ato të vendosura gjatë pandemisë së Covid 19 nxitën debate të ashpra në Kuvend.

Flamur Noka, i cili ishte në krye të përplasjes, sëbashku me të tjerë deputëtë, bllokuan disa herë foltoren dhe akuzuan mazhorancën se nuk kanë bërë transparencë mbi draftin.

E teksa demokratët I akuzojnë se kjo nismë është marrë për efekte elektorale, socilistët thonë se ky draft do të miratohet brenda muajit dhjetor, pasi shumica ka prioritet qytetarët, ndryshe nga sa pretendon pakica.

Mirepo, tensionet nuk u ndalën me kaq.  Më nisjen e interpelancës për sigurinë në shkolla të kërkuar nga demokratja Ina Zhupa, kjo e fundit përdori foltoren e kuvendit për të ofenduar socialistin Erjon Brace, më të cilin ishte konfliktuar edhe më parë lidhur dezinformimin në media.

Kjo fjali e Ina Zhupës, u cilësua e papranushme nga mazhoranca, e cila u largua nga salla, duke e lënë deputeten demokrate të vetme në foltore.

Në emër të grupit parlamentar, Niko Peleshi, kërkoi shtyrjen e seancës deri në kërkimin e faljes publike nga ZHupa, gjë e cila nuk ndodhi.

 Pasi parlamenti u mbyll, Berisha reagoi mbi nismen e faljes së gjobave, nga selia e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!