Falimenton klubi historik, Bordeaux “mbyll” dyert, ish-kampionët tani ekip amator

schedule17:36 - 29 Korrik, 2024

schedule 17:36 - 29 Korrik, 2024

Është një zhgënjim i vërtetë për këtë klub legjendar.

Prej disa kohësh tashmë janë në një situatë të vështirë dhe këtë të martë francezët e FC Girondins de Bordeaux kanë pranuar rënien në kategorinë Kombëtare 1, që korrespondon me nivelin e tretë në futbollin Francez.

Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit (DNCG) njoftoi uljen në kategori për shkak të mosrespektimit të “fair play”-it financiar në fillim të muajit, por klubi premtoi të apelonte.

Mirëpo premtimet nuk u mbajtën kurrë dhe këtë të martë, drejtuesit e klubit vendosën të tërhiqnin ankesën dhe kështu pranuan sanksionin e vendosur nga gjykata e shkallës së parë.

Tani, klubi duhet ende të paraqitet para (DNCG) për të paraqitur një buxhet dhe për të garantuar një vend në divizionin e tretë, duke parë gjithashtu dështimin e mundësisë së shitjes te Fenëay Sports Group.

“Edhe pse diskutimet kanë rifilluar ditët e fundit, të hënën më 22 korrik, përfaqësuesit e FSG-së i treguan Bordeaux dhe aksionerit të tij se nuk kishin ndërmend të vazhdonin procesin, pavarësisht garancive të dhëna nga disa palë të interesuara. Rrjedhimisht, në mungesë të ndonjë informacioni të ri, Bordeaux ka tërhequr ankesën e tij kundër vendimit të DNCG-së të datës 9 korrik 2024”,

Kështu, Bordeaux pranon sanksionin e rënies administrative në Kampionatin Kombëtar 1 për sezonin 2024/2025 dhe do të thirret sërish të paraqesë buxhetin e tij në DNCG. Periudha që pason duhet ta lejojë atë të kthehet më e fortë dhe në nivelin më të lartë. Klubi dhe aksioneri i tij sigurojnë tifozët dhe të gjithë palët e interesuara për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur interesat e klubit”,- thuhet në deklaratën e klubit.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e kaluar, Bordeaux përfundoi në vendin e 12-të në Ligue 2 me 50 pikë. Ata kanë qenë gjashtë herë kampionë të Francës, së fundmi në sezonin 2008/2009. /i.m /abcnews.al