Falimentoi dhe fshehu pasurinë, legjenda e tenisit do të përballet me burgun

schedule12:48 - 9 Prill, 2022

schedule 12:48 - 9 Prill, 2022

Legjenda e tenisit dhe fituesi i tre çmimeve “Wimbledon”, Boris Becker, po përballet me forcën e ligjit pasi pritet të dënohet me 7 vite burg.

Aio u shpall fajtor ditën e sotmë për shkeljen e ligjeve të falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar. 54-vjeçari u akuzua për fshehje të pasurive me vlerë miliona paund, ku në këtë pasuri përfshihen edhe dy trofe të Wimbledon. Këtë gjë ai e ka bërë për të shmangur pagesën e borxheve të tija pas falimentimit në vitin 2017.

Sot gjykata e shpalli fajtor gjashtë herë kampionin e “Grand Slam”,  ishin katër akuza në drejtim të tij por  u lirua nga 20 pika të tjera.

Becker ka fituar titullin e tij të parë në Wimbledon në 1985 kur ishte vetëm 17 vjeç./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!