Falimentimi i Gulf, Gjiknuri këshillon Tabakun

schedule15:00 - 27 Prill, 2018

schedule 15:00 - 27 Prill, 2018

Pas konferencës për shtyp të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për çështjen Gulf. Në një status në rrjetet sociale, ministri Gjiknuri i kërkon deputetes Tabaku që të lexojë ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit.

Përveçse do të zgjerosh njohuritë në fushën e hidrokarbureve do të shmangësh broçkullat si këto të sotmet, shkruan ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas të cilit, dikasteri që drejton inspekton dhe garanton parametrat e sigurisë teknike dhe cilësisë së produktit që tregtohet dhe nuk trajton apo monitoron aspektet e tregut.

Çdo veprim spekulativ dhe abuziv në treg, përfshirë dhe rastin në fjalë ndiqet nga strukturat e specializuara ligjzbatuese, Policia e Shtetit, Tatimet dhe Prokuroria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!