Oliver Giroud ka zbarkuar në Milano ditën e sotme, ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore, ka përfituar të firmosë disa autografe me tifozët që kishin dalë për ta pritur dhe më pas ka firmosur kontratën me Milanin.
Dy vitet e ardhshme do e shohim në Serie A me kuqezinjtë, teksa në akord ekziston opsioni i rinovimit me një tjetër vit. 3.5 milion euro në sezon do të përfitojë sulmuesi francez, për të cilin Milani do të paguajë 2 milion euro te Chelsea (1+1).
Pas firmës në kontratë, 34-vjeçari është larguar nga qyteti i modës për të rinisur pushimet. Me 26 korrik do të rikthehet në Milanello, ditë kur edhe do të prezantohet si sulmuesi i ri i nënkampionëve të Italisë.
To all the Blues, to my teammates, to all my coaches, to the whole club, a huge thank you for these special moments ??
I’m starting a new journey with a light and happy heart. Our victories in Fa Cup, Europa League and Champions league have been magnificent. ?
Love Oli G ?. pic.twitter.com/HytVlp0uYx
— Olivier Giroud (@_OlivierGiroud_) July 16, 2021
Giroud ishte pjesë e Chelsea në tre sezonet e fundit. Me “Blutë e Londrës” fitoi Champions League sezonin e kaluar, teksa shpreh falënderimet e tij për emocionet e provuara në kryeqytetin anglez me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Të gjithë tifozëve Blues, shokëve të skuadrës, gjithë trajnerëve të mi dhe gjithë klubit: faleminderit nga zemra për këto momente të veçanta. Po nis një rrugëtim të ri me zemër të bardhë dhe të lumtur.
Fitoret tona në FA Cup, Europa League dhe Champions League, kanë qenë madhështore“, shkruan sulmuesi francez, i cili do të provojë për herë të parë emocionet e futbollit italian. /abcnews.al