Një postim i gabuar në Instagram, me përmbajtje raciste, i ka kushtuar sulmuesit Edinson Cavani. Uruguani i Manchester United është pezulluar me tre ndeshje dhe një gjobë që kap shifrën e 100 mijë sterlinave.
Futbollisti kishte kërkuar falje për atë që ndodhi në muajin nëntor, pas ndeshjes kundër Southampton. Cavani ishte ne ekstazë, pasi kishte realizuar dy gola në fitoren 3-2 kundër Southampton.
Urimet për të ishin të shumta dhe mes tyre ishte edhe një mik. 33-vjeçari e postoi në “InstaStory” mesazhin e tij, ndërkohë që e shoqëroi me fjalët “Faleminderit zezak”. Për këtë ai e ka pasuar tani nga organet disiplinore të Federatës Angleze të Futbollit. /abcnews.al
BREAKING: Manchester United striker Edinson Cavani handed a three-match ban and fined £100,000 in relation to an Instagram post last month. pic.twitter.com/JPKG7vhRum
— GOAL (@goal) December 31, 2020