Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Faleminderit Shqipëri!”, Kreu i BDI: Drejtësi për çlirimtarët, të ngremë zërin për njohjen e luftës së drejtë

schedule17:56 - 17 Tetor, 2025

schedule 17:56 - 17 Tetor, 2025

Mijëra shqiptarë janë bërë bashkë në sheshin ‘Skënderbej’ në protestën ndaj padrejtësive të Hagës për ish krerët e UÇK. Në fjalën e tij përpara qytetarëve të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, kreu i BDI Ali Ahmeti tha se po ngremë zërin për drejtësi, respekt dhe njohjen e luftës sonë të drejtë.

“Faleminderit Shqipëri, nënë. Na ke trajtuar dhe pritur si nëna,bijë. Do të doja të falenderoja presidentin Alfred Moisiun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për tu solidarizuar me luftëtarët e lirisë.

Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë dhe Tiranës, për organizimin dhe kontributin që jepni në këtë fushë për drejtësi. Të nderuar atdhetarë nga të gjitha trojet përballë shtatit të lartë të Gjergj Kastriotit.

Sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi e kështu qofshim përherë. Po ngremë zërin për drejtësi, respekt, njohjen e luftës sonë të drejtë, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën. Zanafilla e Gjykatës Speciale është në raportimet e trillimeve për trafikim orgnesh. Kjo çështje që doli nga kuzhina serbe u konstatua  që nuk është e vërtetë dhe u mbyllën hetimet. Dick Marty e riaktivizoi këtë temë me porosi ruso-serbe që detyroi gjykatën të hetojë për këtë çështje. Kjo Gjykatë u themelua që të zbardhë pretendimet për trafikim organesh. Kur u hetua dhe u kuptua që ishte trillim për të nxirë imazhin e luftës sonë, prokuroria përpiloi një aktakuzë në ditën ku në Uashington duhet të bëhej marrëveshja për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Aktakuza s’ka të bëjë me trafikim organesh, por është riciklim ndaj akuzave më të hershme.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!