“Falë rezistencës tuaj dhe masave të forta”, Rama zbulon statistikat që japin shpresë

schedule11:25 - 8 Prill, 2020

schedule 11:25 - 8 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Kryeministri njofton se është ulur numri i pacientëve të shtruar me COVID-19 në spitale. Ndërkohë Rama thekson se masat e marra kanë qenë një arsye e rënies graduale të numrit të të prekurve me koronavirus.

“Shumë e rëndësishme: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore Covid.

Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur.

E dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte.

E treta, po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!