“Fal teje konsiderohem më e gjata e medias shqiptare”, lojtari telefonon Sonila Meçon live te “Kutia 21”

schedule21:22 - 4 Nëntor, 2021

schedule 21:22 - 4 Nëntor, 2021

Lojtari i sotëm në emisionin “Kutia 21” ishte profesori i volejbollit, Eqerem Pregaputa. Ai pranoi ofertën dhe arriti të fitonte 240 Euro.

LEXO EDHE: Ankth dhe emocione! Lojtari i sotëm pranon ofertën e bankierit, por sa euro kishte kutia e tij

Mirëpo, surpriza e kësaj mbrëmje ka qenë momenti kur Eqerimi tregoi se një ndër nxënëset e tij më të mira ka qenë moderatorja Sonila Meço.

Menjëherë, bankieri Edi Oga e ka telefonuar këtë të fundit dhe ka mundësuar një lidhje mes tyre.

“Sonila Meçon e kam pasur nxënësen time sportiste. Është talent dhe shumë e zgjuar”, tha lojtari i “Kutia 21”.

Ndërsa Sonila shprehur publikisht gjithë mirënjohjen që ka profesorin, pasi sot është më e gjata e medias shqiptare.

“Profesor më lërë të të them faleminderit se fal teje konsiderohem sot e kësaj dite më e gjata e medias shqiptare dhe format i kam shumë të mira. E di si thoshte profesor Eqeremi? ‘Kur të plakeni do më kujtoni’”, u shpreh Meço.l.k/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!