Fakulteti i Histori-Filologjisë bojkoton mësimin këtë javë

schedule13:02 - 6 Shkurt, 2019

schedule 13:02 - 6 Shkurt, 2019

Fakulteti i Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës do të bojkotojë mësimin këtë javë. Ndërsa në javët e ardhshme, protesta do të vazhdojë në një ditë të caktuar të javës. Vendimi i Asamblesë së Pedagogëve të këtij fakulteti u bë publik nga Dekani i fakultetit, Sabri Laçi.

Fakulteti i Histori-Filologjisë dhe ai i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës do të rinisin mësimin nga java e ardhshme. Ndërsa siç bëjnë me dije këto dy fakultete, një ditë në javë do të zhvillohet protestë.

Sabri Laçi, Dekan i Histori-Filologjisë: “Asambleja ishte unanime në vendmmarrjet e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i fakultetit të Histori Filologjisë dhe në vijimësi protesta të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari”.

Sipas dekanit të fakultetit histori Filologji Sabri Laci qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në vend.

Sabri Laçi, Dekan i Histori-Filologjisë:Qëllimi i kësaj proteste të vijueshme do të jetë ndërgjegjësimi i gjithë opinionit për roblemet që ka sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri, për të gjithë ato temat të cilat janë përmendur, trajtuar, nga profesiorati, nga ju, nga institucionet e tjera. Të gjithë janë preokupuar në zgjidhje. Ne presim zgjidhje nga qeveria për pjesën e vet”.

Vendimet për Fakultetet e Histori-Filologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale u morën pas mbledhjeve të zhvilluara nga Asambletë përkatëse të pedagogëve të tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!