Fakte të reja për ’21 Janarin’/ Kara: Do kemi hetim në themel. Berisha e Basha të ndarë, të hetohen pronat e Metës

schedule23:47 - 22 Korrik, 2024

schedule 23:47 - 22 Korrik, 2024

Avokati Romeo Kara thotë se me marrjen e çështjes së ’21 Janarit’ nga ana e SPAK, do të kemi hetim në themel dhe rikualifikim të veprës penale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se Sali Berisha mund të cënohet nga deklarimet e Lulzim Bashës.

Ndërsa Ilir Metën, Kara e cilësoi sebepin që çoi në protestën e 21 Janarit, për shkak të korrupsionit të tij. Kara tha se SPAK duhet të hetojë pronat e Metës.

“Tani do të kemi hetim në themel, nga e para. Do të kemi rikualifikim të veprës penale. Do të kemi një hetim në gjithë zinxhirin komandues të Gardës, por edhe personat që kanë ndikuar në prishjen e provave. Nëse Basha do ishte peng, nuk do ishte ndarë nga Berisha. Bëhet fjalë për serverin, ka pasur filmime por edhe inçizime. Ka pasur edhe persona të tjerë të huaj, që kanë ardhur atje për të ndihmuar. Ka pasur shkelje të të gjitha normave ligjore. Poltikisht, Berisha ka dy ditë që kërkon të afrohet me grupin e Bashës dhe Bashën. Është e vlefshme të thirret Basha, Berisha ka frikë dhe mund të cënohet seriozisht nga deklarimet e Bashës. Berisha është personi kyç, ka zotëruar pushtetet kudo ku ka qenë. Meta ishte sebepi, ka qenë korrupsioni i Metës. U çua opozita e asaj kohe. Politika nuk është vetëm numër, por edhe moral. Unë sugjeroj SPAK të shkojë të shohë, joins avenue Londër 18, është pronë 46 milionë euro. Ka edhe 700 mijë euro rent të paguara nga Qipro. Ka të bëjë me një politikan shqiptar. Kemi bishop avenue, prapë në Londër. Janë bërë me offshore. Kjo ngjarje duhet zbardhur”, theksoi ai./abcnews.al